Bambo Nature fitues i çmimit “Pelena më e mirë e vitit 2020”
Produktet Bambo Nature kanë fituar çmime vërtet prestigjoze, dhe kjo jo vetëm për performancën e lartë që kanë në lëkurën e fëmijës, por edhe në impaktin ambiental.
Bambo Nature fiton çmimin “Produkti më i mirë ekologjik 2020” për kategorinë e produkteve të higjenës së bebes.
Një juri ndërkombëtare ka zgjedhur Bambo Nature si pelena më e mirë për vitin 2020, duke ia sugjeruar kështu të gjithë prindërve. Sepse çdo prind duhet të jetë i mirë informuar se çfarë cilësish duhet të ketë një pelenë, në mënyrë që të mbrojë lëkurën e fëmijës nga kimikatet e dëmshme.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përse Bambo Nature klasifikohet kaq lart?
Pelenat Bambo Nature janë njëkohësisht shumë të holla dhe shumë përthithëse. Ato kanë një shtresë e cila thith urinën shpejt dhe e lë lëkurën delikate të bebes të thatë edhe pas disa lagieve.
Materiali i pambuktë i përdorur në pelenë është shumë i butë dhe të lë një ndjesi mëndafshi në qoftë se e prekni atë. Ky material është 100 % organik dhe me çertifikim FSC.
Barrierat anësore të pelenës janë të dyfishta për të mos lejuar asnjë rrjedhje jashtë saj.
Pelenat Bambo Nature kanë një përshtatje të përsosur në trup,shumë të rehatshme dhe që nuk pengon lëvizjet e fëmijës.
Shtresa e ajrosjes në pelenë lejon ajrin të qarkullojë në lëkurë, duke ulur rrezikun e skuqjeve dhe irritimeve.
Ngjitëset anësore janë shumë elastike dhe nuk përmbajnë plastik.
Printimet me figura në pjesët e jashtme të pelenës janë me ngjyrues organik pa kimikate.

Çdo pjesë e pelenës Bambo Nature është organike dhe natyrale. Këto cilësi i vërtetojnë edhe çertifikimet dhe çmimet që Bambo Nature merr çdo vit.