Kjo është letra drejtuar babagjyshit e cila ka prekur gjithë botën. Është shkruar nga vogëlushja Kaitlyn e cila si dhuratë Krishtlindjesh ka kërkuar një dhuratë tepër të cmuar. Një veshkë për vëllain e saj të sëmurë!

Letra e vogëlushes drejtuar babagjyshit!

Disa ditë më parë vogëlushja me emrin kaitlyn ka hedhur një letër në postën e letrave që i drejtoheshin babagjyshit. Ngjarja ka ndodhur në Karolinën e Veriut  dhe kur u hap befasoi ata që e lexuan. Në të shkruhej pikërisht si më poshtë:

I dashur babagjysh!

Disa persona ndoshta edhe nuk besojnë tek ty. Por unë po, besoj! Dhe shumë madje! Dicka që dua me gjithë zemër për vëllain tim tim ëm të madh është një veshkë e shëndetshme me të cilën mund të kryhet transplanti. Të lutem!”

Personat përgjegjës të magazinës ku depozitoheshin letrat drejtuar babagjyshit kanë filluar të kërkojnë vogëlushen e cila në fund ka shkruar vetëm “Kaitlyn”.

Letra e babagjyshit po bën xhiron e botës dhe të gjithë janë vendosur në dispoziocion për të ndihmuar familjen, duke plotësuar kështu edhe dëshirën e vogëlushes.

Drejtuesja e magazinës së letrave drejtuar babagjyshit është shprehur:

“Gjëja e parë që kemi provuar të bëjmë është të gjejmë nëpërmjet video regjistrimeve për të parë nëse mund të dallohen prindërit e vogëlushes. Apo ndoshta edhe vetë vogëlushja. Por gjithcka ka rezultuar pa sukses.”

Për këtë arsye stafi ka vendosur  të publikojë letrën drejtuar babagjyshit si një mundësi e mirë që të gjendej Kaitlyn nga qyteti Franklin.

Akte të tilla humane dhe mbi të gjitha gjeste të tilla të dashurie brenda familjes janë ajo që kanë një rëndësi të madhe jo vetëm në ditë festash.

Dhe ku i dihet, ndoshta “babagjyshi” ja plotëson vërtet dëshirën vogëlushes.

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

nine − one =