Azoospermia është një problem që shkaktohet në momentin që niveli i spermatozoidëve tek sperma është zero. Ky është një problem serioz, i rallë por i rëndë. Prek 1 në 10 meshkuj që vuajnë nga infertiliteti. Trajtimi ndikohet nga shkaku i azoospermisë si edhe nga aftësitë riprodhuese të femrës.

Zakonisht mendohet se meshkujt me kete problem nuk mund të kenë fëmijë biologjikë por nuk është e vërtetë. Në disa raste me anën e ndërhyrjeve mjekësore është e mundur ngjizja e një fëmije. Megjithatë jo të në të gjitha rastet ndodh kështu.

Azoospermia, 4 llojet e problemit

  • Azoospermia pre-testikulare. Ndodh kur problemi është kryesisht hormonal dhe lidhet me gjendrën e hipofizës apo hipotalamusin. Në disa raste kjo formë konsiderohet “dështim” sekondar testikular.
  • Azoospermia testikulare. Ndodh kur problemi qëndron brenda testeve. Në këtë rast nuk prodhohen mjaftueshëm testosterone ose në rast se testet nuk i përgjigjen hormoneve që clirohen nga gjendrat endokrine. Azoospermia testikulare do të ishte një problem primar.
  • Aj post-testikulare. Në këtë rast problemi qëndron kryesisht në bllokimin e ejakulimit. Pra sperma në këtë rast bie në fshikëz në vend që të dalë jashtë nga uretra.
  • Azoospermia obstruktive ndodh kur spermatozoidi nuk mund të hyjë në sperme ose sperma mund të mos dalë aspak. Ky është një problem hormonal ose problem në zhvillimin e saj.