Mjekët ende nuk kanë gjetur një shkaktar kryesor për autizmin, por shprehen se edhe gjenetika luan një rol të rëndësishëm. Gjithashtu sipas tyre bebet lindin me probleme në zhvillim në mjaft raste kur nëna ekspozohet ndaj disa substancave kimike në shtatzani. E ndërsa asnjë nga mjekët nuk mund të diagnostikojë autizmin që në shtatzani, ju këshillojnë te merrni disa masa “parandaluese” le të themi.

Autizmi, ja cilat janë veprimet që do të ndihmojnë ta parandaloni

  • Dieta ushqimore është shumë e rëndësishme. Ju duhet të ushqeheni sa më shëndetshëm rreth 12 muaj para se të tentoni përshtatzani. Të gjitha ushqimet duhet të jenë BIO.
  • Në dietën tuaj duhet të përfshihen më tepër ushqimet integrale. Evitoni në maksimum përdorimin e antibiotikëve, merrni prebiotikë që janë baktere të mira të cilat luftojnë të këqijat. Prebiotikët gjenden edhe tek kosi. Kujdes nga infeksionet vaginale mykotike. Duhet të jeni tepër të pastra në momentin që do të ngelni shtazanë. Për të mbajtur nën kontroll këto infeksione strisho vaginale do t’ju vijë në ndihmë.
  • Kujdes me produktet e higjenës. Mos përdorni kimikate. Cdo gjë duhet të jetë bimore. Larësi intim “Pharmasept” është ideali që do t’ju rekomandonim.
  • Kujdes nga rrezatimet e pajisjeve elektronike që mbani në dhomën ku fleni gjumë.
  • Merrni gjithmonë vitaminat prenatale më cilësore që ekzistojnë në treg.
  • Evitoni trajtimet e dhëmbëve gjatë shtatzanisë (nëse është e mundur).
  • Kujdes e ushqimet e pasura me sheqer të shtuar. kujdesuni të përdorni fruta si ëmbëlsues ushqimesh atje ku është e mundur.
  • Proteinat luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e autizmit. I merrni nëpërmjet ushqimeve të tilla si gjeli i detit, arrat, veza dhe mishi.
  • Kujdes me sasinë e ekografive që bëni.
  • Nëse është e mundur bëni një lindje natyrale. Kalimi i fëmijës në kanalin e lindjes nuk sjell përfitime vetëm në pjekjen përfundimtare të mushkërive. Por edhe në kafkën e fëmijës.
  • Autizmi mendohet se ka lidhje edhe me ndotjen ambientale, prandaj kujdes me ekspozimin në qytet ndërsa trafiku është i rënduar.