Autizmi dhe ndikimi i hormonit vazopresinë

Sipas disa studimeve që janë publikuar kohët e fundit në lidhje me autizmin një shpresë mund të gjendet edhe tek vazopresina. Cfarë është vazopresina? Hormoni që ndikon në socializimit tonë gjatë jetës.

Autizmi dhe vazopresina

Një zgjidhje për autizmin mendohet se do të jetë edhe hormoni që ndikon në të qënit social të cdo individi. Sipas mjekëve ky hormon mund të ketë ndikimin e vet pozitiv në lidhje me disa probleme ndërveprimi që autizmi shkakton tek fëmija. Kryeisht në problemet e autizmit si komunikimi, ndërveprimi, sjelljet e përsëritura si edhe empatia.

Studimi i kryer nga Stanford University

Janë marrë në studim fëmijë meshkuj me autizëm të cilëve u është përdorur një sprai nazal me vazopresinë. Disa sjellje tipikë që vihen re se shkakton autizmi si për shembull veprimet e përsëritura janë vlerësuar para dhe pas aplikimit të vazopresinës. Mjekët që kanë ndjekur këtë eksperiment kanë vënë re një përmirësim të sjelljes së fëmijëve me autizëm. Tashmë ata do të jenë të predispozuar për të kryer të tjera studime në lidhje me mundësinë e rritjes së dozës.

Në lidhje me autizmin ende nuk ka asnjë trajtim që do të konsiderohet i vlefshëm. Terapia mbetet një nga metodat më efektive deri në ditët e sotme. Sipa OBSH 1 në 160 fëmijë ka shqetësime të spektrit të autizmit.

Nëse keni nevojë për një informacion më tepër në lidhje me autizmin na shkruani. Komentoni më poshtë nëse edhe ju keni pasur një rast autizmi. Si keni vepruar? Kjo ndoshta është një mënyrë e mirë për të ndihmuar familjet që kanë një vogëlush me spektrin e autizmit.

Komentoni poshte reklamave