Sot do të hedhim poshtë 5 mitet më të mëdha rreth autizmit, mite që shkaktojnë stres dhe dëmtojnë fëmijën bashkë me familjen e tij. Autizmi është një creggulim për të cilin ende shumica e individëve nuk jane të mirë informuar prandaj disa te paverteta qarkullojnë ende në shoqërinë tonë.

E para, cfarë është autizmi?

Autizmi është një crregullim në zhvillimin neurologjik. Vlen të theksojmë se simptomat e autizmit paraqiten të ndryshme, pra me intensitet të ndryshëm nga fëmija në fëmijë. Duhet të dini gjithashtu se truri i individëve me spektrin e autizmit është i zhvilluar ndryshe nga ai i personave që nuk e kanë. Këta fëmijë shpesh perballen me sfida përsa i përket komunikimit dhe ndërveprimit social.

5 mitet më të mëdha rreth autizmit!

  • Personat me autizëm nuk janë në gjendje të ndiejnë dhe shprehin dashuri. Ky në fakt është një nga mitet më të mëdha që nuk duhet të besohet më.
  • Fëmijët me autizëm nuk mund të flasin asnjë fjalë. Ata me anën e terapive mund të arrijnë të përmirësojnë aftësitë verbale. Edhe në rastet kur fëmija nuk flet arrijnë të zhvillohen sisteme të komunikimit provizor si për shembull shenjat. Gjëja më e rëndësishme është që fëmija të mos izolohet edhe më shumë.
  • Fëmijët me autizëm nuk rikuperojnë. Nëpërmjet stimujve të duhur dhe objektivave të qartë që vendosen. Nëpërmjet ambienteve të duhura dhe mënyrës si fëmija trajtohet fëmija mund të përmirësohet. Gjithcka vret nga mënyra si prindërit mbështeten dhe informohen prej specialistëve.
  • Të gjithë fëmijët me autizëm kanë vështirësi në të mësuar. Ky është një tjetër mit që duhet eleminuar. Problemi i spektrit të autizmit zhvillohet në mënyra të ndryshme për fëmijë të ndryshëm. Pra edhe simptomat do të jetë të ndryshme. Praktikisht edhe pse disa fëmijë me autizëm shprehin vështirësi të mëdha në të mësuar mund të rezultojnë tepër inteligjentë.
  • Fëmijët me autizëm nuk mund të frekuentojnë shkollat normale. Kjo nuk varet nga diagnoza por nga karakteristikat dhe nevojat e individit. Nga ana tjetër për shumë fëmijë frekuentimi i shkollave normale mund të arrihet dhe madje edhe këshillohet.

Praktikisht duhet të informohemi gjithnjë e më tepër në lidhje me autizmin. Thënë edhe më qartë në të vërtetë duhet të mësojmë si trajtojmë në mënyrën e duhur personat me autizëm. Objektivi i cdo shoqërie duhet të jetë pikërisht kjo, të arrijnë të presin dhe trajtojnë si duhet individët e prekur nga spektri  i autizmit.

Per me teper informacione na ndiqni edhe ne faqen tone te Facebook si edhe Instagram

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

2 + 13 =