Chicco

Pyetja që i mundon pothuajse të gjitha nënat është “A e dëmton biberoni fallco zhvillimin korrekt të gojës së fëmijës?”

Dhe sipas Chicco Albania

“Biberoni fallco jo vetëm e qetëson fëmijën por edhe ul ndjeshëm rrezikun e SIDS. Këtë e mbështesin edhe studime të shumta të publikuara në revista të ndryshme shkencore kudo në botë. Por ne si kompani e citojmë këtë duke u bazuar tek të dhënat e nxjerra nga “American Academy of Pediatrics”. Pra fëmija nëse përdor biberon do të jetë më pak i rrezikuar nga vdekja e papritur që ndodh gjatë gjumit”.

Përsa i përket zhvillimit të gojës dhe përdorimit të biberonit fallco, nuk ka asnjë më false se pohimi “dëmton zhvillimin”

Sipas përfundimit të nxjerrë nga studime të ndryshme kjo demtimi i gojes ndodh vetem nëse përdorimi i biberonit nuk zgjat ndër vite. Maksimumi fëmija duhet ta përdorë deri në vitin e dytë të jetës.

Biberoni fallco mund të ndryshojë formën e dhëmbëve të fëmijës vetëm nëse përdorimi i tij është i tejzgjatur. Dhë këtë e pohojnë edhe ekspertët e kompanisë “Colgate”. Por kujdes! Që gjithcka thamë më sipër të ndodhë dhe te mos kete probleme me zhvillimin e gojes duhet te perdoret produkti i duhur.

Për një zhvillim të drejtë të gojës së fëmijës, për një komfort maksimal dhe siguri Chicco prezanton: Physio Soft

Sipas Chicco prindërit duhet të zgjedhin produktin e duhur kur vjen puna edhe tek biberoni fallco. Dhe Physio Soft është një biberon tepër i butë gjatë kontaktit me lëkurën e fëmijës. Ai është dizenjuar për të dhënë rehati maksimale gjatë natës apo cdo moment të gjumit të fëmijës.

Chicco Physio Soft është dizenjuar gjithashtu në mënyrë të tillë që të favorizojë zhvillimin korrekt të gojës gjatë rritjes së fëmijës. Si është e mundur? Falë formës që mundëson pozicionimin natyrale të gjuhës dhe falë presionit natyral që ushtrohet tek qiellza. Njësoj si edhe thithi i gjirit të nënës, Chicco Physio Soft është i butë dhe i rrumbullakët. Kështu buzët mund ta mbajnë pa vështirësi. Duke pasur një bazë të butë dhe të lakuar do të mundësohet qarkullimi i ajrit duke evituar grumbullimin e pështymës. Kjo e fundit bën që të evitohen irritimet.

 

Produktin origjinal mund ta gjeni tek dyqani “Chicco Albania” tek rruga Vaso Pasha, në cdo farmaci si edhe tek dyqani “Shtëpia e Bebes”.