Të gjithe dimë efektin që aroma e bebes ka tek ne. të gjithë e pëlqejmë, nxitojmë ta nuhasim, e madje shumë shpesh mund të kemi menduar edhe “përse nuk del në treg një parfum me aromë bebesh?” të njohur e të pajohur mund të “dehen” nga aroma e bebes.

Dhe cfarë ka kaq magjike tek aroma e bebes?

Sipas studiuesve ajo shkakton clirimin e dopaminës, që është përgjegjëse për përjetimin e ndjesisë së lumturisë dhe mirëqënies. Nëpërmjet dopaminës truri furnizohet me emocione dhe ndjenja pozitive. Sipas ekspertevë edhe pse vloerësimi i aromave është dicka individuale, kur vjen puna tek aroma e bebes ndryshon puna.

Dhe madje ajo është në gjendje të lumturojë jo vetëm nënë apo babain e fëmijës!

Sipas një shkencëtari me emrin Rachel Herz, anëtar i Universitetit Broën vlerësimi i aromave është dicka subjektive. Ai theksoi gjithashtu se aromat zakonisht ndikojnë në sjelljen ndër mend të një eksperience apo kujtimeve të cilat normalisht shkaktojnë edhe emocione.

Dhe sipas tij në lidhje me të panjohurit është vështirë të shpjegohet se cfarë shkakton. Ndoshta ju sjell ndër mend një kujtim, një emocion nuk dihet! Ajo që dimë me siguri është se të gjithë do të qëndrojnë plot dëshirë sipër lëkurës së bebes duke nuhatur aromën e tij fantastike. Aroma e mrekullueshme shkaktohet nga shtresa që vesh lëkurën e bebes pas lindjes (vernix caseosa) e cila pas njëfarë kohe largohet. Kështu që, shijojeni!