Foshnja e porsalindur i nënshtrohet një testi të quajtur, testi Apgar. Ai është testi i parë që i kryhet fëmijës dhe më poshtë do t’ju shpjegojmë për cfarë bëhet fjalë.

apgar
Virginia Apgar

Testi Apgar, si lindi?

Virginia Apgar ka qënë një mjeke anesteziste që në vitin 1952 propozoi të përdorej testi Apgar si një metodë për të vlerësuar gjendjen e fëmijës dhe mënyrën si ai ishte përshtatur me jetën jashtë uterusit.

Si kryhet testi Apgar?

Fëmijën e viziton mjeku duke kontrolluar 5 parametrat jetësorë:

  • Ngjyrën e lëkurës;
  • Frekuencën e rrahjeve të zemrës;
  • Frymëmarrjen;
  • Tonalitetin e muskujve;
  • Mënyra si i përgjigjet prekjeve që i bëhen.

Secila nga parametrat vlerësohet nga 0-2 pikë. Nëse karakteristika e analizuar mungon vlerësohet me 0 pikë, nëse është e pranishme por me anomali vlerësohet me 1 pikë dhe nëse është optimale vlerësohet me 2 pikë.

Testi Apgar dhe rezultatet përfundimtare

Nëse totali i pikëve të shënuara shkon nga 8-10 fmija është mirë ose shumë mirë, nëse është poshtë 7 ka vëështirësi në përshtatjen me jetën jashtë duke paraqitur nevoja t vecanta për ndihmë specifike.

Kur kryhet testi Apgar?

Kryhet dy herë. Njëhërë një minutë pas lindjes dhe herën tjetër 5 minuta pas lindjes në mënyrë që të vërehet edhe evoluimi i funksioneve jetësore me kalimin e kohës. Mund të ndodhë që në momentin e lindjes të mos jenë optimale por që gjithsesi fëmija mund ta marrë veten shpejt.

Përllogaritja e pikëve të testit Apgar

Ngjyra e lëkurës

  • 0 pikë nëse është lejla apo e zbehtë;
  • 1 pikë nëse është rozë vende-vende;
  • 2 pikë nëse është rozë në të gjithë trupin.

Frekuenca kardiake

  • 0 pikë nëse mungon;
  • 1 pikë nëse është më pak se 100 rahje në minutë;
  • 2 pikë nëse është më tepër se 100 rahje në minutë.

Frymëmarrja

  • 0 pikë nëse mungon;
  • 1 pik nëse është e ngadaltë dhe jo e rregullt;
  • 2 pikë nëse është e rregullt.

Përgjigja e fëmijës pas prekjes nga mjekët

  • 0 pikë nëse nuk reagon;
  • 1 pikë nëse ndryshon mimikën e fytyrës ose qan lehtë;
  • 2 pikë nëse qan, teshtin apo ka kollë.

Tonaliteti i muskujve

  • 0 pikë nëse është i dobët;
  • 1 pikë nëse vepron me lëvizje të ngadalta (dembele mund të quhen ndryshe);
  • 2 pikë nëse ka levizje aktive.

Per me teper informacione na ndiqni edhe ne faqen tone te facebook -> Bota e Gruas

Artikuj te sugjeruar:

Rilastil jep zgjidhjen kunder stijave, ja cfare sugjeron!

Facebook Comments

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

seventeen + 11 =