Apendiciti është një organ enigmatik dhe konfliktual, prej 10 cm që shpesh shkakton dhimbje. Arsyet përse ky organ i vogël mund të irritohet janë të shumta shqetësimet vihen re në anën e djathtë në lartësinë e kërthizës. Në rast se janë shfaqur dhimbjet do të thotë që apendiciti ka filluar të infektohet nga pamundësia për të nxjerrë jashtë toksinat. Nëse infeksioni tek apendiciti nuk trajtohet mund të ndodhë një plasje e membranave dhe në rastet më të rënda është vdekjeprurëse.

Prandaj dalloni menjëherë shenjat e problemeve tek apendiciti

  • Problemet e apendicitit do të shoqërohen me dhimbje në zonën e fundit të barkut në krahun e djathtë.
  • Si pasojë e problemeve të apendicitit fëmija mund të vjellë, mund të ketë humbje oreksi dhe të përziera. Ky shqetësim normalisht shoqëron edhe dhimbjet që kemi përmendur më sipër.
  • Shfaqet temperaturë. Megjithatë në përgjithësi kjo e fundit nuk shkon më tepër se 38 gradë.
  • Fëmija përballet me diarre dhe konstipacion.
  • Në rast problemesh me apendicitin vihet re një rritje e leukocoteve. Niveli i tyre tregon edhe seriozitetin e problemit të shfaqur në apendicit.