Alergjia tek fëmija mund të shfaqet në cdo moment, por situata do të jetë më serioze nëse kjo ndodh gjatë muajve të parë të jetës. Dhe faktorët më të rrezishëm janë veza dhe qumështi.

Cfarë është alergjia?

Ky është një reagim i ekzagjeruar i sistemit imunitar të fëmijës ndaj një substance të caktuar që quhet alergen.

Cfarë shenjash shfaq alergjia?

Simptomat më të shpeshta shfaqen në traktin gastro-intestinal si edhe në lëkurë. Në lëkurë mund të shfaqen njolla dhe kruarje ndërsa në atë intestinal fortësi të feceve dhe aromë të keqe.

Fëmija dhe alergjia ndaj vezës

Në këtë rast duhet të largoni nga dieta e fëmijës këto ushqime për një kohë të caktuar. Derisa mjeku t’ju këshillojë të riprovoni. Edhe ju si nënë duhet të mos konsumoni në sasi të mëdha ushqimet me përmbajtje veze duke qënë se mund të shkaktojnë probleme tek fëmija.

Intoleranca ndaj qumështit

Kjo është intoleranca më e përhapur që shfaqet gjatë vitit të parë të jetës. Por mund të ndodhë edhe më vonë me rritjen e fëmijës. Në këtë rast fëmija do të jetë alergjik ndaj proteinave të qumështit.