Sipas një studimi Korean në lidhje me seksin e programuar në ditët fertile është nxjerrë përfundimi se është dicka e gabuar. Sipas mjekes Alessandra Graziottin. Seksi i bërë në momentet kur dëshirohet nga cifti do të jetë më efektiv nëse kërkohet një fëmijë.

Seksi, ovulimi dhe ngjizja e fëmijës

Seksi i organizuar për të ndodhur gjatë ditëve fertile mund të kthehet në një stres për ciftin. Sipas “Journal Andrology” stresi në aspektin seksual do të bëjë që marrëdhënia të mos funksionojë sic duhet. Vendosja në një presion të tillë shpesh shkakton edhe impotencë nga ana e mashkullit.

Seksi i bërë spontanisht kur gruaja dhe burri kanë dëshirë do të rrisë ndjeshëm aftësitë riprodhuese tek të dy. Sipas të dhënave të studimit Korean:

Ngjizja e shtatzanisë ka ndodhur 3 muaj me vonesë tek ciftet që kanë kryer sekin e komanduar. Pra në ditët e ovulimit. Pra rëndësi ka dëshira për të kryer marrëdhënie seksuale.

Dhe mbi të gjitha lëvizjet që gruaja kryen gjatë orgazmës do të ndikojnë edhe në ngjitjen e spermatozoidëve tek veza.

Pra ju duhet të shikoni ditët e ovulimit por normalisht nuk duhet patjetër të detyroni veten dhe partnerin të kryeni seks.