Djegia e stomakut dhe aciditeti që krijohen në shtatzani janë shenja të një refluksi. Ky është një shqetësim i shpeshtë në shtatzani sidomos gjatë tremujorit të fundit.

Aciditeti dhe djegia e stomakut, 6 mënyra për të trajtuar problemin

Në më të shumtën e rasteve këshillohet të trajtohet duke:

  • Konsumuar vakte të lehta dhe të shpeshta;
  • Duke evituar ushqimet e skuqura, me erëza dhe përbërje acide;
  • Djegia tratohet edhe duke evituar totalisht duhanin apo alkolin;
  • Duhet të përdoren edhe veshje komode. Rekomandohen veshjet e gjëra kjo pasi të ngushtat krijojnë presion në zonën e stomakut dhe për pasojë përkeqësojnë situatën;
  • Gruaja nuk duhet të shtrihet menjëherë pasi ka ngrënë ushqim;
  • Aciditeti trajtohet edhe duke fjetur në pozicion anësor.

Djegia e stomakut, roli i medikamenteve

Duhet të flisni me mjekun nëse ato që thamë më sipër nuk lehtësojnë simptomat. Ai në rast se djegia vazhdon mund t’ju rekomandojë medikamente me bazë alumini, kalciumi si edhe magnezi. Nëse jeni duke marrë acid folik si edhe hekur me siguri mjeku do t’ju këshillojë të mos përdorni ato kundër djegies së stomakut të paktën deri në dy orë pas medikamenteve të para. Zakonisht djegia trajtohet me ranitidinë si edhe omeprazol, gjithmonë me rekomandimin e mjekut.

 

Trajtime natyrale? Provoni cajin e xhinxherit.