Shumë nëna pas lindjes fillojnë të shqetësohen në lidhje me qumështin e gjirit. Madje ne lidhje me kete edhe në redaksinë tonë vijnë pothuajse cdo ditë mesazhe të tipit:

“A mund të kem mjaftueshëm qumësht gjiri për fëmijën tim?”

Duke qene keshtu kemi përmbledhur për ju nje material informues me te gjitha shenjat më të rëndësishme dalluese sipas ekspertëve të laktacionit.

Edhe pse sasia e ulët e qumështit të gjirit që prodhohet pas lindjes është nje fenomen i rrallë, sërish mund të themi se ekziston. Pra ka shumë fëmijë që nuk arrijnë të ushqehen mjaftueshëm nga gjiri i nënës. Kjo sipas ekspertëve të laktacionit ndodh kryesisht pasi nëna mund të mos ushqejë shpesh fëmijën. Ose fëmija nuk pi aq sa duhet tek nëna. Nuk duhet të harrojmë se gjidhënia duhet të bëhet pa orar, pra sa herë të ketë nevojë fëmija.

Gjithashtu një tjetër arsye përse qumështi i gjirit nuk prodhohet në sasinë e duhur është edhe vendosja e gabuar e fëmijës në gji.

Shenjat se fëmija nuk është duke marrë mjaftueshëm qumësht gjiri

  • Nuk është duke shtuar peshë aq sa duhet. Pas lindjes bebi mund të humbë 5-7% e madje në disa raste edhe 10% të peshës së lindjes. Kjo gjate ditëve të para. Nëse fëmija nuk ka filluar të shtojë peshë 5-6 ditë pas lindjes duhet të flisni me mjekun. Një bebe duhet të fitojë minimalisht 20-30 gr në ditë.
  • Fëmija pi qumësht gjiri dhe nuk urinon apo defekon si duhet. Ju duhet të ndërroni minimalisht 6 bebelina në ditë per te kuptuar se femija ngopet me qumesht gjiri.
  • Është një tjetër shenjë që tregon se fëmija nuk është duke marrë mjaftueshëm qumësht gjiri. Në këtë rast urina do të ketë ngjyrë të errët, goja do të jetë e thatë si edhe lëkura apo sytë të verdhë. Fëmija gjithashtu mund të shfaqet letargjik. Shenja të tjera të dehidratimit janë edhe diarreja, të vjellat apo nxehja e trupit.

Shenja që shkaktojnë konfuzion tek nënat në lidhje me qumështin e gjiri

  • Fëmija do të pijë qumësht gjiri shpesh;
  • Fëmija nuk dëshiron të shkëputet nga gjiri;
  • Fëmija zgjohet shpesh natën;
  • Fëmija pi shumë pak minuta;
  • Fëmija qëndron gjatë tek gjiri;
  • Bebi mund të pijë edhe qumësht me biberon pas gjirit;
  • Gjiri i nënë shfaqet më tepër i butë krahasuar me ditët më parë;
  • Gjiri nuk rrjedh qumësht si më parë;
  • Pompa nuk është duke nxjerrë shumë qumësht gjiri;’
  • Nëna ka gjinj të vegjël.