Në shtatzani ndodhin shumë ndryshime në jetën e gruas, përfshi këtu edhe mënyrën si ajo duhet të flejë. Disa prej tyre mund të kenë problem kryesisht me pozicionin e qëndrimit gjatë gjumit nëse janë mësuar të qëndrojnë përmbys.

A është e sigurt që nëna e re të flejë përmbys në shtatzani?

Të fjeturit përmbys në shtatzani nuk rekomandohet pasi ndikon në qarkullimin e gjakut. Kjo madje mund të jetë e rrezikshme për shëndetin e bebes. Pra mjekët këshillojnë që të evitohet ky pozicion sidomos gjatë tremujorit të dytë dhe tremujorit të tretë të shtatzanisë.

Përse nuk këshillohet ky pozicion të fjeturi në shtatzani?

Me rritjen e fëmijës do të ushtrohet njëfarë presioni tek vena cava, e cila është vena kryesore që con gjakun nga zemra tek pjesa e poshtme e trupit.

Si duhet të flejë gruaja në shtatzani?

Nuk këshillohet as pozicioni në shpinë. Ekspertët mendojnë se ky pozicion do të ndikojë në uljen e fluksit të gjakut që do të cohet tek fëmija. Dhe nga ana tjetër nëna mund të ndiejë edhe të përziera. Këshillohet më tepër për një qarkullim të mirë të gjakut pozicioni majtas.