Po, edhe nënat gjidhënëse mund të konsumojnë mjaltë. Është normale që të mendoni se ndoshta fëmija do të ketë probleme me botulizmin, por nuk është kështu!

Edhe pse sporet bakteriale të pranishme tek mjalti mund të shkaktojnë shqetësime tek fëmija, nëse mjalti konsumohet nga nëna nuk eksziton mundësia që dicka e tillë të ndodhë. Kjo për faktin se sporet nuk përcillen nëpërmjet qumështit të gjirit. Sporet e mjaltit do të asimilohen nga trupi I nënës para se të futen në qarkullimin e gjakut.

E ndaluar? Jo! Konsumi i mjaltit madje ka përfitime për fëmijën

  • Mjalti është ëmbëlsues natyral, më i shëndetshëm se sheqeri;
  • Është kurues për kollën dhe fytin e pezmatuar;
  • Mjalti mund të kombinohet lirshëm me ushqime të tjera. Me qumështin e ngrohtë do të ndihmojë për një gjumë më të mirë;
  • Mjalti përmban sasi të mëdha fruktoze dhe glukoze, kjo sjell rritjen e energjisë;
  • Ka veti anti-bakteriale dhe anti-oksidante të cilat ndikojnë edhe në forcimin e sistemit imunitar të fëmijës.