Një shtatzani në moshë të madhe shpesh mund të shoqërohet me shqetësime nga ana e nënës. Kjo pasi mendohet se periudha e shtatzanisë mund të sjellë rrezike për shëndetin e nënës dhe fëmijës.

Cila konsiderohet shtatzani në moshë të madhe?

Ajo që ngjizet nëse nëna është më e madhe se 35 vjec. kjo moshë rrit edhe rrezikun e problemeve si pre-eklampsia, diabeti gestacional apo aborti spontan. Për këtë arsye këto shtatzani kërkojnë një survejim të vazhdueshëm nga mjeku.

Shtatzani në moshë të madhe? rreziqet!

Normalisht jo të gjitha shtatzanitë në moshë të madhe shfaqin rreziqe për shëndetin e nënës. Por më të shpeshtat e tyre janë:

  • Hipertensioni arterial;

10% e grave në shtatzani priren të kenë një shqetësim të tillë. kjo nëse është në moshë mbi 35-40 vjec.

  • Aborti spontan;

Me rritjen e moshës së nënës do të rritet edhe rreziku që ajo shtatzani të përfundojë në abort spontan. E njëjta gjë edhe me rritjen e rrezikut të lindjes së parakohshme.

  • Rritet rreziku për diabet gestacional;
  • Placenta previa;
  • Hemorragji pas lindjes;
  • Pozicionim podalik të fëmijës si edhe ndërhyrje emergjente cezariane.

Përse shtatzania në moshë të madhe shoqërohet me rreziqe?

Sipas një studimi të publikuar në “The Journal of Physiology” kryesisht rreziqet shfaqen si pasojë e funksionimit të uterusit. Pra mosha e madhe e nënës ndikon në mosfunksionimin e mirë të tij. Pra do të ishte mirë që cdo grua të përpiqej të sillte në jetë një fëmijë para moshës 35 vjecare.

Por e dini një kuriozitet interesant? Sipas studimeve fëmijët që lindin nga nëna në moshë të madhe kanë më pak probleme në sjellje, probleme sociale dhe emotive.