Gjatë lindjes e dimë se do të ndiejmë dhimbje, kontraksione, se mund të kërkojmë epidural. Por ka edhe disa “surpriza” që me siguri në ato momente na befasojnë.

Cilat janë 7 gjërat që nuk dimë se ndodhin gjatë lindjes?

  • Gjatë procesit mund të ndodhë një defekim. Kjo pasi për të nxjerrë fëmijën përdoren të njëjtët muskuj që vendosim në punë edhe nëse defekojmë. Aplikimi i epiduralit rrit mundësinë e defekimit gjatë lindjes.
  • E dinit se gjatë lindjes mund të ndieni edhe të përziera? E madje edhe mund të keni edhe të vjella? Kjo bëhet edhe më e theksuar gjatë fazës aktive të lindjes dhe sidomos kur jeni duke shtyrë beben.
  • Lindja mund të zgjasë. E madje edhe deri në 20 orë duke përfshirë të gjitha fazat. Kjo gjendje e lodh dhe frustron nënën e re por nuk është gjithnjë kusht për operacion cezarian.
  • E madje gjatë lindjes gjërat mund të ndodhin edhe me shpejt nga sa mendoni.
  • Ndersa sillni ne jete femijen mund të pësoni një carje vaginale. Kjo zakonisht ndodh nëse hapja nuk është e mjaftueshme që fëmija të dalë. Edhe nëse kjo nuk ndodh në disa raste është mjeku ai që aplikon epiziotominë gjatë lindjes së fëmijës.
  • Nje nene mund  të ketë edhe carje rektale. Por fatmirësisht kjo është dicka që ndodh shumë më rrallë krahasuar me carjen vaginale.
  • Mjekut pasi femija del mund t’i nevojitet të ndërhyjë për të nxjerrë placentën jashtë trupit. ju edhe pasi fëmija ka dalë do të ndieni kontraksione. Pas lindjes së bebit ato shërbejnë për të reduktuar humbjen e gjakut si edhe për të nxjerrë placentën. Kjo mund të ndodhë brenda 30 minutave në të kundërt është mjeku ai që e nxjerr jashtë atë. Zakonisht ndërhyrja e mjekut ndodh nëse kontraksionet janë të dobëta dhe cerviksi mbyllet para se placenta të ketë dalë.