Kur cifti kerkon nje femije

Në momentin që cifti vendos të sjellë në jetë një fëmijë, ndryshimet thelbësore në stilin e jetesës i bën gruaja. Janë pikërisht ato të parat që fillojnë të mendojnë për përmirësimin e fertilitetit. Dhe ndoshta “harrojnë” se fëmijën do ta ngjizin së bashku me partnerin.

Dhe normalisht ka disa gjëra që burrat duhet dhe nuk duhet të bëjnë për të sjellë në jetë më shpejt një fëmijë!

  • Dhe gjëja e parë që duhet të bëjnë burrat që duan patjetër fëmijë është të heqin dorë nga duhani. Cigaret janë plot me toksina të dëmshme. Janë kryesisht shkatërruese për qelizat në zhvillim dhe organet riprodhuese. Duhani dëmton qelizat riprodhuese të mashkullit dhe kjo është dicka serioze nëse doni të sillni në jetë një fëmijë.
  • Kujdes me kafeinën! Nëse doni një fëmijë në jetën tuaj nuk duhet të merrni më tepër se 265 mg në kafeinë në ditë. Kujdes edhe me pije të tjera që dëmtojnë aftësitë riprodhuese.
  • Merrni vitaminat e duhura. Nëse gratë që duan një fëmijë fillojnë acidin folik edhe burri duhet të bëjë të njëjtën gjë. Pra dieta e të dyve duhet të jetë e pasur me ushqime me vitamina. Kryesisht të pasura me acid folik. Mungesa e vitaminave edhe tek burri mund të ndikojë në zhvillimin korrekt të fëmijës.
  • Burrat që kërkojnë fëmijë duhet të flejnë mirë dhe të ushtrohen. Stresi dëmton shumë si aftësitë riprodhuese të gruas edhe të burrit. Ushtrimet fizike dhe jeta e qetë kanë normalisht impakt pozitiv.
  • Tregohuni të vëmendshëm gjatë ditëve të ovulimit. Atëherë do të jetë mundësia më e madhe e ngjizjes së fëmijën. Edhe burri duhet të informohet nga gruaja se kur janë ditët më të mira për të kryer marrëdhënie.
  • Kujdes! Evitoni alkoolin nëse doni një fëmijë në jetën tuaj. Maksimumi mund të konsumoni një gotë verë apo birrë jo shpesh.
  • Shkoni rregullisht tek mjeku. Nëse doni një fëmijë mjeku do të jetë ai që do t’ju udhëzojë edhe më mirë si të rrisni aftësitë tuaja riprodhuese.

Sa femije keni?

Pas sa kohesh perpjekje keni sjelle ne jete femijen?