Prindërit e rinj zakonisht përballen me pagjumësinë pas lindjes së fëmijës. megjithatë edhe pse të për të gjithë situata është e njëjtë, mënyrat si përballen me “problemin” mund të jenë të ndryshme.

8 zgjidhjet më efektive që prindër nga vende të ndryshme të botës kanë sugjeruar për një gjumë më të qetë pas lindjes

  1. Kujdesesha edhe për ushqimin tim

Sa herë zgjohesha të ushqeja vajzën doja të haja edhe dicka për vete. Duke ardhur rrotull në kuzhinë gjumi crregullohej dhe e kisha të vështirë të flija sërish. Kështu lija gjithnjë gati një tas me fruta.

  1. Prindërit duhet të zgjohen me turne

Pas lindjes djali zgjohej jo vetëm për të pirë. Shpesh thjesht ishte i irrituar ose nuk kishte gjumë! Prandaj bashkëshorti ishte ai që më ndihmonte gjatë kohës kur nuk ishte nevoja për të dhënë gji.

 

  1. Ne si prindër zgjidhnim të flinim ndërsa fëmija jonë e bënte

Fillimisht përpiqesha të sistemoja shtëpinë ose përgatisja një vakt. Më vonë preferova të ndiqja këshillën “fli ndërsa fëmija fle” dhe vërtet arrija të rikuperoja energjitë e humbura.

  1. Ne si prindër na ndihmoi metoda e vjetër!

Duket sikur nuk funksionon por nuk është kështu. Ne preferuam ta “lidhnim” fëmijën por nuk bëhej fjalë për një lidhje të mirëfilltë. Zgjidhja ishte futja e fëmijës në thes gjumi të hollë prej pambuku me zinxhir në mënyrë që krahët të ishin brenda. Kjo gjë e bënte atë të ndihej si në uterus.

  1. Fundjava për mamin, babin dhe bebin!

Ne si prindër qetësinë e gjenim më tepër në fundjavë. Të paktën unë! Ndërsa bashkëshorti ato ditë i merrte pushim kisha më tepër mundësi të pushoja gjatë ditës.

  1. Ne si prindër na ndihmoi “co-sleeping”

Nga momenti që vajzën e sollëm në shtëpi u siguruam që të flinim së bashku. Kështu unë do të kisha mundësi të plotësoja nevojat e saj në cdo moment. Nga ana tjetër edhe vajza ishte më e qetë, flinte më tepër dhe unë qetësohesha më shumë.