Kontraceptivet

Kontraceptivet

Kontraceptivët janë pilula që reduktojnë në minimum mundësinë e ngjizjes së një shtatzanie. Por në momentin që ato ndërpriten në organizmion e femrës vihen re disa ndryshime.

Kontraceptivët orale, 6 gjërat që ndodhin ne trupin e femrës pasi i ndaloni

  • Rritet dëshira seksuale. Gjatë marrjes së kontraceptivëve shumë femra përballen me një rënie të dëshirës seksuale për shkak të ndryshimit hormonal. Pas ndërprerjes së kontraceptivëve vihet re një rritje e madhe e dëshirës seksuale duke qënë se cikli normalizohet dhe sasia e testosteronit rritet.
  • Cikli menstrual pëson crregullime. Kjo ndodh duke qënë se kontraceptivët frenojnë ovulacionin. Pasi keni ndaluar së marri pilulat hormonet duan kohë të rregullohen dhe zakonisht shkon deri në 12 muaj. Nëse kjo kohë kalon atëherë flisni me mjekun.
  • Pas ndërprerjes së kontraceptivëve cikli menstrual bëhet më i gjatë dhe i dhimbshëm. Në kohën që pilulat merren cikli do të jetë më i shkurtër dhe i lehtë. Pasi ndërpriten ai rrikthehet më i dhimbshëm se më parë.
  • Mund të shfaqen edhe akne. Kjo pikërisht për shkak të normalizimit të nivelit hormonal.
  • Pas ndërprerjes së kontraceptivëve edhe gjoksi pëson ndryshime. Ai mund të bëhet më i vogël. Ose më mirë të themi se gjatë marrjes së kontraceptivëve ai rritet dhe pas ndërprerjes shkon në normalitet.
  • Pasi pilulat ndërpriten mundësia për të ngelur shtatzanë është e madhe prandaj kujdes!