Shtatzane

Nuk ngelni shtatzane?

Disa nga arsyet më të shpeshta se përse nuk ngelni shtatzanë dihen. Ato mund të jenë pirja e duhanit, marrja e kontraceptivëve oralë, gjidhënia ekskluzive etj.

Ndërsa arsyet e tjera përse nuk arrini të ngelni shtatzanë janë:

  • Jeni duke marrë shumë yndyrna trans. Kjo mund të jetë një arsye përse nuk ngelni shtatzanë. Yndyrnat e tilla merren nëpërmjet ushqimeve si picat, patatet e skuqura si edhe ushqqimet e skuqura në përgjithësi. Të gjitha këto rrisin deri në 73% rrezikun e problemeve në ovarie.
  • Nëse nuk ngelni shtatzanë ndoshta jeni duke kryer së tepërmi aktivitet fizik.
  • Një tjetër arsye mund të jetë edhe pesha e vogël për BMI tuaj. Kjo së bashku me kequshqyerjen mund të ndikojnë direkt në crregullimet e ciklit menstrual, fertilitet dhe madje edhe në rritjen e rrezikut të lindjes prematurë.
  • Ndoshta edhe partneri juaj po përjeton shumë stres. Për këtë arsye ju nuk mund të ngelni shtatzanë. Menaxhimi i problemeve ë mënyrë pozitive do të ndikojë edhe në ngjizjen e një fëmije.
  • Kujdes me lubrifikantët që jeni duke përdorur. pH i duhur i tyre duhet të jetë mes 7.2 dhe 8.0. Mund të përdorni edhe vajin e bebeve.

Një alternativë do të ishte vaji Chicco. Pa paraben, pa prezervativë, hipoalergjik.

  • Ndoshta nuk jeni duke ngelur shtatzanë si pasojë e përllogaritjes jo të mirë të ditëve të ovulimit. Pyesni mjekun tuaj se kur është periudha më efikase që mund të arrini një shtatzani.