Konstipacionin, dhimbjen abdominale, fecet e forta që dalin me vështirësi. Me siguri në shtatzani mund të përballeni, ose jeni duke u përballur me këto 3 simptoma shqetësuese. Ndryshimi hormonal, presioni tek zona e barkut dhe marrja e hekurit apo vitaminave prenatale kanë ndikimin e vet. Dhe sipas “Acta Obstetricia et Gymecologica Scandinavica” gati 3 në 4 gra vuajnë nga konstipacioni në shtatzani.

Si të trajtojmë në mënyrë të sigurt konstipacionin ndërsa presim një fëmijë?

  • Një dietë e pasur me fibra ka rëndësi të madhe. Nga ana tjetër kjo dietë krahas konsipacionit furnizon organizmin edhe me vitamina, antioksidantë. Fibrat do t’i siguroni nëpërmjet frutave të freskëta, perimeve, fasuleve, bishtajave, thjerrëzave, kumbullave, drithërave, si edhe bukës integrale. Gjithashtu një sallatë me mjedra, mollë, banane, fiq dhe luleshtrydhe. Misër, lakër brukseli apo karrota do të jetë një zgjidhje për të trajtuar konstipacionin.
  • Qëndroni gjithnjë të hidratuara për sa më pak probleme me konstipacionin. Ju duhet të pini rreth 8-12 gota ujë në ditë.
  • Hani rreth 5-6 vakte të vogla në ditë. Kështu nuk do të keni probleme me konstipacionin duke qënë se do t’i jepni mundësi stomakut të tresë ushqimin pa e mbingarkuar. Nëse konsumoni sasi të madhe ushqimi ai do ta ketë të vështirë të procesojë atë që ju keni konsumuar.
  • Aktiviteti fizik është zgjidhje gjithashtu kur vjen puna tek konstipacioni. Përpiquni të bëni rreth 20-30 minuta aktivitet fizik 3-4 herë në javë,
  • Nëse zgjidhjet natyrale nuk po japin zgjdhje mund të kontaktoni mjekun i cili do t’ju përshkruajë një medikament kundër konstipacionit.