Kursimi pas lindjes se femijes

Të gjithë e dimë sa rriten shpenzimet pas ardhjes në jetë të fëmijës, ose më saktë pasi testi i shtatzanisë shënon vijën e dytë. Fillojnë ekografitë, blerjet, dhoma, mobiljet, karroca. Më pas bebelinat, biberonat, produktet e higjenës etj etj etj.

Megjithatë ka disa truke që do t’ju bëjnë të kurseni para edhe pas ardhjes në jetë të fëmijës. Edhe pse nevojat janë të mëdha.

Këshilla kursimi për prindërit e rinj

  • Blerja në sasi të mëdha

Bëhet fjalë për bebelina, cuco, biberona dhe krem. Nëse do t’i blini në një pikë të vetme dhe në sasi të mëdha me siguri do të përfitoni ulje dhe do të mund të kurseni dicka.

  • Kurseni para se femija te vije ne jete!

Gjëja më e leverdisshme është të fillojë kursimi që para se bebi të vijë në jetë. Pra mund të hiqni dorë nga disa “kapricio” të vogla blerjesh dhe të mendoni për më vonë.

  • Përcaktoni një buxhet mujor

Kjo është një mënyrë e mirë kursimi. Pjesën tjetër e kurseni dhe e përdorni në cdo moment pas lindjes së fëmijës.

  • Kursimi mund të vijë edhe nga planet për të ardhmen

Kur të vijë në jetë fëmija duhet të jeni të sigurt se keni para mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e familjes për të paktën 2 vitet e para. Më pas duhet të ndiqni pikën më sipër dhe gjithmonë do të keni mundësi kursimi. Duhet të jeni të sigurt se për të ardhmen jo vetëm për të tashmen e familjes.

  • I jepni prioritet objektivave tuaja financiare

Kjo është një tjetër metodë kursimi, pra të përcaktoni për cfarë po kurseni. Për të blerë një shtëpi më të madhe, për të studiuar fëmijën etj. Mbani nën kontroll shpenzimet mujore dhe mos harroni se e ardhmja e fëmijës varet vetëm nga kursimi juaj.

Keni një plan kursimi? Si ja keni dalë të mos hasni vështirësi pas lindjes së fëmijës nga ana financiare?