Nëse tashmë jeni bërë nëna e keni të qartë se për cfarë jam duke folur dhe nëse ende jo nuk e kam fjalën për shtyrjet.

 

 

Atëherë cilat janë momentet më të sikletshme gjatë lindjes?

  • Kur të plasin ujërat në publik! Rrobat tuaja do të lagen plotësisht dhe ndoshta do të ndiheni keq sepse do të duket sikur keni urinuar. Por jo! Në të vërtetë njerëzit mund ta kuptojnë se cfarë është duke ndodhur dhe mund t’ju afrohen për t’ju ofruar ndihmë.
  • Nëse ujërat do të plasin ndërsa mjeku është duke ju kontrolluar. Kjo gjë ndodh shpesh dhe ai është mësuar me situata të tilla prandaj nuk do të frikësohet. Ndërsa ju edhe mund të alarmoheni pak duke qënë se do të ketë ujë kudo.
  • Një moment tjetër i sikletshëm mund të jetë edhe nëse do të defekoni gjatë lindjes. Por edhe në këtë rast nuk duhet të shqetësoheni pasi kjo është gjëja më normale dhe zakonisht nuk jeni koshiente të asaj që është duke ndodhur për shkak të së shtyrave dhe dhimbjeve.
  • Momenti kur do të shikoni fëmijën nëpërmjet një pasqyre. Shumë mjekë afrojnë një të tillë kur koka e fëmijës është duke dalë. Në këtë moment do të ndiheni në siklet sepse dëshira për të parë cfarë po ndodh do të jetë e madhe por dhimbjet nuk do t’jua bëjnë të lehtë këtë.
  • Një siklet tjetër që mund të ndieni është nëse edhe pse keni aplikuar epidural do të ndieni dhimbje. Atëherë do të ndiheni konfuze dhe në siklet sepse keni menduar se do të keni një lindje më të lehtë.

Dhe nëse mbani mend momente të tjera të sikletshme gjatë lindjes mund t’i ndani me ne pa problem.

Facebook Comments