Lekura ne shtatzani

Ndryshimi hormonal në shtatzani do të ndikojë edhe tek lëkura. Kryesisht të gjitha femrat mund të përballen me strijat, shfaqjen e njollave etj.

Ndryshimet më të mëdha që pëson lëkura në shtatzani

  • Lekura dhe strijat

Lëkura mund të krijojë strijat të cilat shfaqen më tepër në zonën e barkut, gjoksit, hijeve etj. Edhe pse nuk mund të trajtohen plotësisht me anën e një teknike të caktuar, ekzistojnë mënyra të caktuara për t’i parandaluar.

  • Lëkura mund të preket edhe nga problemet me aknet

Nëse keni vuajtur më herët nga një problem i tillë duhet të themi se në shtatzani situata do të përkeqësohet. Evitoni cdo lloj ngacmimi të pucrrave dhe kujdesuni për higjenën e lëkurës. Përdorni produkte pa vaj si edhe mbani flokët larg nga fytyra.

  • Lëkura mund të pësojë edhe ndryshim të tonalitetit

Hiperpigmentimi karakterizon këtë periudhë dhe zakonisht shfaqen njolla në fytyrë. Zona më e prekur është hunda, faqet, balli etj. Ekspozimi në diell duhet të jetë minimal dhe kremi i fytyrës duhet të jetë me faktor 30 ose më shumë.

  • Tek lekura shfaqen venat varikoze

Kryesisht në zonën e këmbëve si pasojë e peshës që shtohet në shtatzani. Ato gjithashtu mund të shfaqen edhe në zonën vaginale si edhe në rektum. Në këtë rast duhet të evitoni qoftë qëndrimin në këmbë po ashtu edhe ulur për një kohë të gjatë.

  • Në shtatzani shfaqen edhe nishanët dhjamorë

Zakonisht i shohim të dalin në zonën e gjoksit, shpinës, qafës etj. Nuk janë të dëmshme por nuk largohen më ga lëkura pas shtatzanisë. Nëse dëshironi t’a bëni këtë vetëm mjeku mund t’ju vijë në ndihmë.

Lekura