Është shumë e rëndësishme që në foshnjëri të inkurajoni fëmijën për të qënë më tepër optimist. Kjo sepse të qënit optimist do të ketë efekte pozitive në shëndetin mendor dhe fizik të vogëlushit tuaj.

Atëherë si të inkurajoni fëmijën për të qënë tepër optimist në jetën e tij?

  • Mjaft u ankuat!

Fokusimi tek idetë negative dhe tek frustrimi është një lloj pesimizmi klasik. Sa më shumë ju të ankoheni rreth parave, punës apo dickaje tjetër do t’i mësoni edhe fëmijës të shprehet po njësoj. Pra ju në familjen tuaj mund të rrisni fëmijë optimistë vetëm nëse fokusoheni tek gjërat pozitive që ju sjell një veprimtari. Edhe nëse në fund jeni tepër të lodhur.

  • Që të rrisni fëmijë optimistë edhe pritshmëritë tuaja duhet të jenë të larta.

Ata duhet të dinë fillimisht se kanë detyra për të përmbushur si larja e dhëmbëve, rregullimi i krevatit, veshja. Pra fëmijët duhet të kenë një rutinë që duhet të ndjekin dhe ju duhet të keni pritshmëritë tuaja nga fëmija. Fëmijët nuk mund të bëhet optimistë derisa të provojnë se mund të bëjnë gjërat. Derisa të provojnë se ja vlen të përpiqen të bëjnë dicka, sepse në fund ata munden ta bëjnë.

  • Inkurajoni fëmijët të ndërmarin edhe nisma

Ju nuk duhet të përpiqeni të mbroni me cdo kusht fëmijët nga lëndimi. Pra nëse do të përpiqeni të kontrolloni ata hap pas hapi për të mos gabuar nuk do të rrisni vogëlushë optimistë. Fëmija duhet të provojë, përpiqet e madje edhe dështojë në mënyrë që të fitojë vetëbesim.

  • Nëse doni të rrisni fëmijë optimistë, prisni para se të veproni

Nëse fëmijën e lëndon dicka apo vendoset para një situate të vështirë ju duhet të përpieni të prisni para se të reagoni. Nëse për shembull vajza apo djali juaj është i/e shëndoshë dhe dikush ja vë në dukje në mënyrë të ashpër, detyra juaj është të prisni. Fëmija duhet të përpiqet të mbrojë vetë veten në mënyrë që të krijojë sigurinë se do të jetë në gjendje ta bëjë edhe në një moment tjetër. përpiquni të mendoni, po sikur kjo të ndodhë ndërsa nuk jeni atje për ta mbrojtur fëmijën? Pra optimistë fëmijët do të bëhen vetëm nëse do të fitojnë vetëbesimin.

  • Mos e lini të arrijë në konkluzione të gabuara

Pra nëse ai/ajo krijon idenë se nuk është i/e mirë në matematikë duhet ta inkurajoni të provojë disa herë të zgjidhë një problem në mënyra të ndryshme. nëse doni të rrisni fëmijë optimistë duhet të kuptojë prej jush se vetëm një situatë e vetme nuk përcakton aftësitë e veta.