Sapo shikoni se veshjet e fëmijës apo tuajat janë bërë me njolla bëni veprimet e mëposhtme.

  • I vendosni menjëherë në ujë të ftohtë, në këtë mënyrë njolla nuk do të hyjë më thellë në copë. Nëse keni ndonjë produkt kundër njollave mos u frikësoni, por përdoreni. Më pas lajini rrobat me detergjent dhe i lini të thahen në diell.
  • Uthulla e verës së bardhë. Hidhni pak uthull tek njolla dhe fërkojeni me furcë. Më pas lajeni me ujë të vakët duke e lënë disa orë të pushojë dhe më pas si zakonisht thajeni në diell.
  • Acetoni i thonjve. Duket zgjidhje e cuditshme dhe është por që gjithsesi ka efekt pozitiv tek njollat. Hidhni disa pika mbi njollë dhe fërkojeni. Fillimisht nuk do ta largoni njollën por thjesht do ta qartësoni pamjen e saj, e përsërisni disa herë derisa të arrini rezultatet e dëshiruara.
  • Detergjenti i lavastoviljes. Përzieni një gotë me pjesë të barabarta detergjenti dhe uji dhe lagni copën në përzierje. E fërkoni me furcë për ta larguar pak nga pak.
Facebook Comments