Pas lindjes me operacion mund të provoni një nga pozicionet e mëposhtme në mënyrë që gjumi juaj të jetë më i rehatshëm.

Pozicionet më të favorshme për një gjumë të qetë pas lindjes me operacion cezarian

  • Në shpinë. Në shumicën e rasteve ky është pozicioni më i favorshëm për gjumë të qetë gjatë ditëve e madje javëve të para. Ndërsa flini në shpinë pas lindjes me operacion nuk do të ushtrohet presion mbi plagën. Për më tepër rahati mund të përdorni edhe jastëk mes gjunjëve. Këshillohet edhe nëse keni një presion abnormal gjaku.
  • Pozicioni anësor. Edhe në këtë rast nuk do të ketë presion tek plaga pas lindjes me operacion. Dhe ndryshe nga pozicioni më sipër ngritja nga shtrati do të jetë më tepër e dhimbshme. Qëndroni pas lindjes ashtu si edhe në shtatzani në anën e majtë për një qarkullim maksimal të gjakut. Në këtë mënyrë do të përmirësohet edhe tretja. Përdorni jastëk për të mbështetur zonën e barkut dhe hijeve.
  • Pas lindjes me operacion mund të flini edhe me pjesën e sipërme të trupit të ngritur. Mund ta arrini duke përdorur disa jastëkë në mënyrë që zona e sipërme e trupit të qëndrojë më sipër.
  • Nëse asnjë nga pozicionet e mësipërme nuk do t’ju ndihmojë pas lindjes të flini në mënyrë komode mund të përdorni qëndrimin pjesërisht ulur. Në një kolltuk të rehatshëm mund të vendosni disa jastëkë dhe të shtriheni të paktën ditët e para pas lindjes me operacion. Në këtë pozicion edhe gjidhënia do të jetë më e lehtë.
Keni nevojë për mendimet e nënave? Për suportin tonë? Na shkruani në koment.