Femijen

Jeni duke menduar të sillni në jetë fëmijën e dytë?

Atëherë duhet patjetër të dini këto 4 gjëra!

  • Me femijen e dyte dashuria do të shumëfishohet.

Me ardhjen e fëmijës së dytë familja do të zmadhohet po ashtu edhe përgjegjësitë. Me siguri do ta ndieni shpesh veten konfuze nëse duhet të ushqeni më tepër fëmijën e vogël apo të luani edhe pak minuta me të madhin. Pra nuk do të dini si ta ndani kohën mes të dyve, sidomos nëse diferenca nuk është e madhe. por fatmirësisht u si nënë dhe fëmija mësoheni shpejt me ritmet e njëri tjetrit.

  • Sa shumë bebelina!

Ndoshta nuk e kishit menduar asnjëherë më parë që koshi juaj do të kishte 99.9% bebelina brenda. Kjo deri në momentin që do të keni dy vogëlushë që i përdorin për nevojat personale.

  • Me femijne e dyte? Dhimbjet e shpinës edhe me te medha

Pas lindjes së fëmijës së dytë do të gjendeni shpesh duke mbajtur në krahë me radhë një bebe 3 kg dhe një vogëlush 15 kg nëse tashmë është 2-3 vjec. Por dashuria do të jetë e madhe dhe gjithashtu kënaqësia, prandaj dhimbja nuk do të perceptohet aq sa realisht është.

  • Tashmë mund të jeni edhe me të organizuar

Edhe pse përgjegjësitë janë më të mëdha do t’ju duhet të ndiqni një rutinë. Dhe nëse më parë e keni thyer shpesh herë tani do ta ndieni edhe më tepër nevojën e organizimit. Prandaj shpesh do ta gjeni veten duke respektuar me përpikmëri orarin e kopështit, gjumit, ushqimit të dy vogëlushëve.