Shtatzania është me të vërtetë një eksperiencë unike për prindërit. Një periudhë e mbushur me emocione dhe momente që do të ngelen gjatë në kujtesë. Fëmija lëviz, fëmija mëson gjëra të rejadhe kjo i bën prindërit kuriozë. Kuriozë rreth asaj që ndodh në cdo moment me fëmijën e vogël.

Cfarë ndien fëmija brenda barkut të nënës?

  • Ai eksperimenton me të gjitha shijet. E dinit se ndërsa ju hani ushqime dhe pini pije të ndryshme fëmija zhvillon shqisën e të shijuarit? Studimet shkencore kanë provuar se bebushi do të jetë i prirur të pëlqejë dhe pranojë më me lehtësi gjatë ushqyerjes ato ushqime të cilat nëna i ka konsumuar më tepër në shtatzani. interesante apo jo? prandaj përpiquni të konsumoni ushqime të ndryshme gjatë shtatzanisë.
  • Bebi në barkun e nënës zhvillon shqisën e dëgjimit Fëmijët janë në gjendje të dëgjojnë që në barkun e nënës prandaj njohin edhe zërat! Njohin zërin e nënës që në ditët e para të jetës.
  • Fëmija në barkun e nënës edhe shikon. Duke filluar nga java 25 e shtatzanisë fëmija hap sytë. Ai shikon dritat që vijnë nga jashtë uterusit dhe i shmanget duke u kthyer në anën tjetër. hapja dhe mbyllja e syve brenda barkut fillon të zhvillohet gradualisht duke u përgatitur për jetën jashtë.