Avokado njihet si fruti i fertilitetit për të dyja gjinitë. Por ajo nuk është e rëndësishme të konsumohet vetëm para shtatzanisë. Edhe gjatë saj.

Përse avokado është tepër e rëndësishme të konsumohet në shtatzani?

  • Është një burim i mrekullueshëm folatesh. Mungesa e folateve dhe acidit folik mund të cojë në lindjen e një fëmije me defekte. Kjo pasi organet e fëmijës kanë nevojë për acid folik në mënyrë që të zhvillohen si duhet.
  • Avokado trajton më së miri aneminë. Dhe të mos harrojmë se ky është një problem i shpeshtë në shtatzani.
  • Ju cliron nga problemet me defekimin. Duke qënë se avokado është e pasur me fibra do të mundësojë një tretje maksimale si edhe lëvizje zorrësh më të mirë.
  • Është plot me vitamina. B1, B2, B5, B6, C, E, K janë të gjitha esenciale për rritjen dhe zhvillimin e fetusit.
  • Është shumë efektive për të trajtuar ndjesinë e të vjellit në mëngjes. Avokado është e pasur me vitaminën C dhe kjo e fundit ndihmon në lehtësimin e simptomave.
  • Avokado në shtatzani është në gjendje të ruajë balancë të mirë të kolesterolit si edhe sheqerit në gjak.
  • Lehtëson krampet e këmbëve. Kjo mundësohet falë pranisë së kaliumit dhe kalciumit.
  • Favorizon në maksimum zhvillimin korrekt të trurit të fëmijës që po rritet brenda barkut të nënës. Një kupë me copëza avokado përmban 22 mg kolinë. Kjo e fundit shumë e rëndësishme për zhvillimin e trurit dhe nervave të fëmijës.
  • Është e pasur në minerale. Avokado përmban kalcium, kalium, magnez, niacinë, fosfor, bakër, zink, mangan. Të gjitha këto tepër të rëndësishme për shëndetin e nënës dhe zhvillimin korrekt të fëmijës.
  • Konsumi i avokados në shtatzani ndikon edhe në përthithjen e mirë të elementëve që merren nga ushqime të tjera.
  • Është plot me yndyrna të mira. Në shtatzani kërkohen extra kalori për rritjen e fetusit dhe yndyrnat e mira janë tepër të rëndësishme. Avokado përmban omega 3 dhe omega 6.
  • Avokado mban larg jush edhe rrezikun për shtim në peshë. Kjo duke qënë e pasur me fibra të cilat ndikojnë në përmirësimin e metabolizmit.
  • Rreziku që pre-eklampsia të shfaqet do të ulet ndjeshëm duke konsumuar këtë frut.

Sa duhet të konsumoni gjatë ditës?

Gjysëm kokrre është mjaftueshëm!

Receta e mengjesit me avokado dhe veze:

 

  • 1 kokerr veze te zier mire;
  • 1/2 avokado te pjekur mire;
  • 1-2 feta buke integrale;
  • Kripe;
  • Vaj ulliri.

E prisni ne copa vezen. Avokadon e shtypni me pirun dhe shtoni leng limoni, kripe, vaj ulliri extra te virgjer. Sipas deshires edhe piper te zi te bluar. E vendosni salcen e avokados siper bukes dhe shtoni vezen. Menyra tjeter eshte vendosja e avokados ne copa siper bukes pasi eshte marinuar me leng limoni/lime, kripe, vaj ulliri.

Keni pyetje? I drejtoni ato në zonën e komenteve poshtë reklamave dhe do t’ju përgjigjemi menjëherë.